Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në botë.
Faqja “IQAir”, ku bëhet matja e ajrit në të gjitha vendet e botës, ka ranguar Prishtinën si qytetin e 15-të në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur, me indeks të ajrit 167.
Këtë listë e kryeson Sarajeva e Bosnjë-Hercegovinës me indeks prej 503, i cili cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.
Sarajeva është pasuar nga Dhaka e Bangladeshit me indeks prej 335.
Para Prishtinës janë listuar edhe disa vendet nga India, Kina e Pakistani. /Telegrafi/