Dy lagje dhe katër rrugë të Prishtinës mbesin pa ujë tërë ditën e premte

Prishtina

Dy lagje dhe katër rrugë të Prishtinës mbesin pa ujë tërë ditën e premte

Më: 29 janar 2025 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka deklaruar se në dy lagje dhe 4 rrugë të Prishtinës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e premte, më 31 janar.

Në njoftim është bërë e ditur se nga ora 6 e mëngjesit e deri në orën 22:30, do të ketë furnizim me pije në lagjen Sofalia dhe Tasligje 1, 2, 3, 4 dhe deri tek Avalla.

Pa ujë do të mbesin edhe rrugët: “Shpëtim Robaj”, “Xhavit Ahmeti”, “Gani Balaj”, dhe “Sali Butka”.

Ndërprerja e furnizimit me ujë do të bëhet për shkak të kërkesës së komunës për lidhjen e gypit fi 400 mm në rrugën “Xhavit Ahmeti”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat