Një pjese e magjistrales Prishtinë-Gjilan është bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut.
Shembja e dheut ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Badocit, ku edhe po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës.
Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se dheu ka rrëshqitur në një pesë të rrugës në afërsi të liqenit.
Kujtojmë se ndërtimi i kësaj rruge nisi para gjashtë vjetësh, por punët në terren duket se po shkojnë shumë ngadalë.
I gjithë projekti pritej të përfundohej në fund të vitit 2020, por ende nuk është përfunduar.