​Komuna e Prishtinës me njoftim të rëndësishëm për pagesat e mbeturinave

Prishtina

​Komuna e Prishtinës me njoftim të rëndësishëm për pagesat e mbeturinave

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë.

Kjo vjen pas pezullimit të plotësim-ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë.

Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat