Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shfaqur mbështetje të madhe për kandidatin për deputet, Shkëmb Manaj.
Ai ka thënë se Manaj është prej bashkëpunëtorëve më të afërt të tij dhe shtylla kryesore e transformimit të Prishtinës.
Manaj ka luajtur rol kyç në mbrojtjen e kryeqytetit, thotë Rama, me përkushtim të jashtëzakonshëm për interes të qytetarëve.
“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, roli i Shkëmb Manaj në nivel qendror do të jetë vendimtar për Prishtinën dhe për gjithë Kosovën. Ai i njeh mirë sfidat e zhvillimit të Kryeqytetit dhe të vendit, dhe ka guximin, vizionin dhe dijen për të ndërmarrë veprime të mëdha, që do të mundësojnë përparimin dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve pa dallim”, shkroi Rama.
Manaj është duke gëzuar mbështetje të jashtëzakonshme edhe nga një numër i madh i qytetarëve anekënd Kosovës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Shkëmb Manaj bartë numrin 29 në listën e LDK-së.
Ky është postimi i plotë i Ramës:
Shkëmb Manaj është një nga bashkëpunëtorët e mi më të afërt dhe shtylla kryesore e transformimit të Prishtinës.
Ai ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e Kryeqytetit nga pengesat e vazhdueshme që kemi hasur në nivelin qendror.
Me përkushtim të jashtëzakonshëm, Shkëmbi ka punuar pandërprerë për interesat e qytetarëve të Prishtinës, duke u angazhuar që ajo të trajtohet si Kryeqytet dhe jo thjesht si një komunë e zakonshme.
Projekte të rëndësishme si: Rruga “Xhim Xhema” (Rruga A), Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, mësimit tërë ditor,
mbrojtja e të hyrave vetanake dhe e ndërmarrjeve publike, si dhe projekti inovativ i ishullit të gjelbër, janë vetëm disa nga nismat që vështirë se do të realizoheshin pa angazhimin profesional, guximin dhe përvojën e tij për të gjetur zgjidhje.
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, roli i Shkëmb Manaj në nivel qendror do të jetë vendimtar për Prishtinën dhe për gjithë Kosovën. Ai i njeh mirë sfidat e zhvillimit të Kryeqytetit dhe të vendit, dhe ka guximin, vizionin dhe dijen për të ndërmarrë veprime të mëdha, që do të mundësojnë përparimin dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve pa dallim.