Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë pjesë në votimin për zgjedhjet e parlamentit në Kosovë.
Rama ka thënë se Kosova sot feston demokracinë, vullnetin dhe të drejtën e çdo qytetari për të vendosur për të ardhmen.
Tutje, kryetari i ka uruar të gjithë ata që kanë votuar sot për herë të parë.
“Sot Kosova feston demokracinë, vullnetin dhe të drejtën e çdo qytetari për të vendosur për të ardhmen! Kjo nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh – është një ditë krenarie dhe përgjegjësie, ku çdo votë është një gur i çmuar në themelin e një shoqërie më të fortë dhe më të drejtë. Një mirënjohje e thellë për të gjithë qytetarët që treguan kulturë, respekt dhe pjekuri demokratike gjatë gjithë fushatës zgjedhore. Ky është mesazhi i një shoqërie të zhvilluar, që beson në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Një urim i veçantë për ata që votojnë për herë të parë! Sot është dita kur bëheni pjesë e historisë. Sot keni bërë hapin tuaj të parë drejt ndërtimit të së ardhmes që dëshironi. Vota juaj ka vlerë dhe zëri juaj është i rëndësishëm”, ka shkruar Rama në Facebook.