Ndalet rryma në rrugën “Mark Kaçinari” në Prishtinë

Prishtina

Ndalet rryma në rrugën “Mark Kaçinari” në Prishtinë

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 21:27
Ilustrim

Është ndalur furnizimi me energji elektrike në lagjen e “Muhaxherët”. Një blloku banesor në rrugën “Mark Kaçinari” në Prishtinë është ndalur rryma rreth orës 21:00.

Përkundër paralajmërimit të KESCO-s se sot do të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike, kjo lagje nuk ka furnizim me energjie elektrike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi ka thënë për KosovaPress se ka një prishje në rrjet, dhe sipas tij, ekipi ka dalë në vendin e ngjarës. Ai pret që defekti të evitohet shpejt, dhe të rikthehet furnizimi me i rregullt me energji elektrike.

Sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat