Mbi 4 mijë gjoba u shqiptuan javën e kaluar në rajonin e Prishtinës

Prishtina

Mbi 4 mijë gjoba u shqiptuan javën e kaluar në rajonin e Prishtinës

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se javën e kaluar janë realizuar 128 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 për vepra e penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu janë sekuestruar 3 armë zjarri dhe municion.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 3 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar mbi 4 mijë gjoba.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4125 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 732 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me  radar mobil.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat