Reçica: Akuzat e komunës skandaloze

Prishtina

Reçica: Akuzat e komunës skandaloze

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 19:11
Kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica

Kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica i ka quajtur skandaloze deklarimet e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës të cilët kanë akuzuar këtë kompani e cila është përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave për sabotim të punës.

Ai ka thënë deklarimet e zyrtarëve të komunës janë për të krijuar përshtypje se fajin për krejt problematikën e ka kompania pastrimi.

Reçica në emisionin “Ditari”, ka thënë poashtu se akuzuat që kamionët janë prishur më qëllim nga kompania nuk qëndrojnë.

“Kjo është deklaratë skandaloze, kjo ndoshta e tregon në mënyrën më të mirë tendencën e tyre me krijua një narrativë të problematikës, kinse kompania “Pastrimi”është çdo e keqe sa i përket kësaj çështje që nuk është e vërtetë. Kamionët nuk kanë dhezë në oborrin e komunës dhe ne me epiken tonë i kemi dhezë. Në ditën kur kemi dal në teren kemi njoftu komunën se nuk punon sistemi automatik por vetëm ai manual. Ideja e tyre është me kriju një problem të ri”, u shpreh Reçica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat