Volumin e punëve e kanë të lartë e megjithatë, e njëjta nuk mund të thuhet për pjesëtarët e stafit.
Kështu, për të rritur numrin e zjarrfikësve parashihej që Prishtinë të krijoheshin edhe pika për zjarrfikës vullnetar.
Me vënien në detyrë të tyre, nga Brigada e Zjarrfikësve vlerësojnë se koha e reagimit do të ishte më e shpejtë.
“Do na ndihmonte shumë sepse në bazë të numrit do përcaktonim ekipet sepse sigurisht se do tranohen fillimisht. Pres shumë që këtë vit të bëhet. Nëse në fshatin Mramor ndodh një zjarr, nuk ka gjasa teorike që prej këtu ku jemi të arrijmë. Shoqatat vullnetare do shpërndaheshin. Nuk do thotë se do ti bënim të gjitha fshatrat por do nisnim me disa nënstacione të cilave do u japim paisjet tona”, ka deklaruar Mal Gashi, Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve.
Krijimin e tyre e kishte premtuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
E nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca thonë se peng po e lë vetëm një miratim nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Prej vitit të kaluar kemi përgaditur statutin dhe kemi dërguar në MPB që të regjistrohet sepse në bazë të ligjit, shoqatat vullnetare duhet regjistruar si OJQ dhe kjo bie nën Ministrinë e Punëve të Brendshme. Do organizojmë edhe kuvendin për ta formuar zyrtarisht, veçse i kemi ble pajisjet e uniformat dhe kemo ndarë 20 mijë euro. Objektin e kemi ndarë në Kolovicën e re. Brenda tre muajve do kemi edhe thirrjen për qytetarë për t’iu bashkuar”, ka theksuar Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca.
Të gjithë vullnetarët pritet të kryejnë trajnime dhe megjithëse është punë vullnetare do të ketë pagesë në bazë të orëve të operimit kurdo që ftohen për të intervenuar.