Rama takon ambasadorin australian: Kryeqyteti ynë është gjithmonë i hapur

Prishtina

Rama takon ambasadorin australian: Kryeqyteti ynë është gjithmonë i hapur

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 08:58
Foto nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur të martën në takim ambasadorin australian, Richard Mason Rodgers.

Kryetari Përparim Rama ka shkruar në Facebook, se në takim kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Australisë.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Ambasadorin Australian, Richard Mason Rodgers, i cili shërben në Kroaci dhe si ambasador jo-rezident në Kosovë. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Australisë, veçanërisht në fushat e zhvillimit urban, inovacionit dhe qëndrueshmërisë”, ka shkruar ai.

Rama ka theksuar se “Kryeqyteti ynë është gjithmonë i hapur për partneritete që sjellin ide të reja dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat