Nuk ka të lënduar nga zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, gjashtë lokale në Tregun e Gjelbër në Prishtinë u përfshinë nga zjarri.
Këtë e konfirmoi komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Mal Gashi.
Përgjigje edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se nuk ka të lënduar nga ky incident.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Digjen disa lokale te tregu i gjelbër, në Prishtinë
Disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Incidenti ka ndodhur pranë tregut të gjelbër, në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e zjarrfikësve dhe ato të policisë.
Në videon e publikuar nga RTK-ja shihet se zjarrfikësit po bëjnë çmos për shuarjen e zjarrit.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.
Shpërthen zjarr në kryeqytet, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
Në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e njohur si “te plepat” në Prishtinë, ka shpërthyer zjarr.
Sipas pamjeve, shihet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri, apo nëse ka të lënduar.
Media ka kontaktuar me policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje.