Malë Gashi ushtrues i detyrës së komandantit të brigadës së Zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës ka dhënë detaje të reja për zjarrin e shkaktuar në disa lokale në Prishtinë.
Gashi tha se te Tregu i Gjelbër janë përfshirë gjashtë lokale që mbajnë produkte të ndryshme si pemë e perime, kafiteri dhe një nga to me pajisje elektronike.
Sipas tij ekipet kanë reaguar shpejtë duke prerë zjarrin dhe duke mos i lënë mundësi për shpërndarje.
Gashi shtoi se nuk ka persona të lënduar por dëmet materiale konsiderohen të mëdha.
Gashi: Është parë që janë përfshirë gjashtë lokale që mbajnë produkte të ndryshme
“Ora 05:45 minuta është pranuar informata për zjarr tek Tregu i Gjelbër ekipet menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes është parë që janë përfshirë gjashtë lokale që mbajnë produkte të ndryshme si pemë e perime por ka pas edhe kafiteri, qebaptore dhe ka qenë një lokal me pajisje elektronike. Ekipet kanë reaguar shumë shpejt në mënyrë shumë profesionale është bërë prerja e dyanshme e zjarrit për të mos lënë mundësi për shpërndarje”, tha Gashi duke bërë me dije se është hërët për tu ditur shkaktarët e zjarrit.
Edhe njëri nga pronarët që iu është djegur lokali Rexhep Avziu pronar i kafiterisë, ka thënë se dëmi i shkaktuar nga zjarri është afërsisht deri në 15 mijë euro.
“Dëmi është 15 mijë euro afërsisht”, tha ai.
Për zjarrinnë rrugën “Ilaz Ahushi”, në Prishtinë edhe policia e Kosovës ka folur për KosovaPress.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeri ka thënë se zjarrfikësit dhe policia janë duke u marrë me rastin derisa nuk raportohet për persona të lënduar.