Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina” ka njoftuar se liqenet akumuluese Batllava e Badovci janë në nivele të kënaqshme të furnizimit me ujë, dhe kjo sipas tyre siguron që do të ketë furnizim të mirë deri në fund të këtij viti.
Kompani u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i paguajnë faturat e ujit, derisa kanë thënë se rastet e lidhjeve ilegale do të procesohen në gjykatë në gjykatë kompetente.
“Të nderuar konsumatorë. Liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci janë në nivele të kënaqshme, gjë që siguron furnizim të mirë me ujë deri në fund të vitit 2025. Ju lutemi të paguani faturat e ujit.
Rastet e lidhjeve ilegale do të procesohen në gjykatë kompetente. Denonconi çdo keqpërdorim”, thuhet në paralajmërimin nga Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”.