VV akuza për ngecje të punimeve në Kurriz, komuna thotë se ka ende kohë

Prishtina

VV akuza për ngecje të punimeve në Kurriz, komuna thotë se ka ende kohë

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 21:28
Përparim Rama

Në muajin tetor të vitit të kaluar kanë nisur punimet në rinovimin e Kurrizit në kryeqytet.

Nga Vetëvendosje në Prishtinë, akuzojnë ekzekutivin për ngecje të punimeve, derisa thonë se nga e gjithë kjo e pësojnë qytetarët. Se ka ngecje të punimeve, e pranojnë edhe nga Komuna e Prishtinës.

Zëdhënësi Donat Lushaku tha se kompania ka kohë deri në qershor t`i përfundojnë punimet, në të kundërtën do të kërkohet përgjegjësi nga kompania.

Tetorin e kaluar nisën punimet në projektin e renovimit të kurrizit në kryeqytet. Po atë muaj, inspektimin e punimeve e kishte e bërë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili këtë projekt e kishte konsideruar si shumë të rëndësishëm për qytetarët e kryeqytetit. Punime nuk pati as të premten.

Ermal Osmani, asamblist i VV-së në Prishtinë, adresoi akuza, duke thënë se punimet kanë ngecur tërësisht, dhe se më së shumti e pësojnë banorët e kryeqytetit.

Se ka ngecje të punimeve e pranojnë edhe nga Komuna e Prishtinës. Donat Lushaku tha se arsye për këtë është moti i ftohtë, derisa tha se projekti duhet të kryhet deri në qershor.

Lushaku tha se nëse kalohet afati i paraparë për përfundimin e projektit, do të kërkohet përgjegjësi nga kompania që po e realizon projektin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat