Qytetarët e kryeqytetit pa zgjidhje se ku të paguajnë faturën e mbeturinave

Prishtina

Qytetarët e kryeqytetit pa zgjidhje se ku të paguajnë faturën e mbeturinave

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Kishte ardhur për të bërë pagesën e mbeturinave.

Por nga këtu  Fazli Aliu doli pa kryer shërbimin, kjo meqë ai nuk e di më se  ku të drejtohet në Komunë të Prishtinës apo në ndërmarrjen “ Pastrimi”.

“Për momentin nuk po dihet, këta po thonë një herë mos e bëni për 2025 deri sa të vendosim me “ Pastrimi” çka po bëhet. E “Pastrimi” u dal me deklaratë që te ata me bë ata kanë thanë qe ne i qesim faturat e tash për momentin nuk e dina çka po ndodhë. Nuk po dihet saktësisht ata që e sjellin faturën së pari ata e paguajë tash te shohim çka po ndodh a po bien në brazë këta”, tha Aliu.

Ani pse kohë më parë pagesën e ka bërë tek inkasanti i kompanisë “Pastrimi”, tani për tani si zgjidhjen më të mirë e sheh që shërbimin e tillë ta kryej në Komunë.

“Më efikase është drejtpërdrejtë në sportel se pagesën e kryen aty për aty edhe ajo realizohet menjëherë pagesa”, tha qytetari Hajdini.

Edhe ky qytetar mendon njësoj.

“Pagesën e mbeturinave e marrim këtu në Komunë faturën  dhe e paguaj në postë”, tha Ahmet Duklinhi.

E se pagesa duhet të behët në Komunë e thonë edhe nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në kryeqytet.

“Ne e kemi iniciuar një procedurë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese dhe si mas një vlerësimi nga ana e zyrës ligjore të  kryeqytetit nëse një akt nën ligjor siç është në këtë rast rregullorja e që ka të bëjë me një kontekst administrative dërgohet në Gjykatën Kushtetuese atëherë me automatizëm ai vendim konsiderohet i pezulluar dhe në konfrom një rekomandim të zyrës ligjore në momentin kur kjo i është adresuar Gjykatës Kushtetuese e kemi konsideruar plotësim ndryshimin e rregullores që ka ndodhë në Asamblenë Komunale si të pezulluar dhe natyrisht se ju kemi kërkuar pastaj qytetarëve që deri në një vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese ata të vazhdojnë të bëjnë pagesën në Komunë e Prishtinës siç e kanë bërë deri në fund te vitit 2024”, tha Bekim Brestovci.

Nga ana tjetër “Pastrimi” thotë se pagesa për mbeturina të bëhet tek kjo ndërmarrje.

“Realisht ne veç e kemi konstatuar që Komuna e Prishtinës nuk ka vendosur mbi bazën ligjore kur ka tentua me pezulluar rregulloren sepse nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që do të mund të bënte një gjë të tillë dhe sigurisht inkasimi do të behët nga “ Pastrimi” dhe bëjmë apel të gjithë qytetarëve të na përgjigjen pozitivisht në pagesa sepse kjo na ndihmon që me e rrit edhe më shumë cilësinë e shërbimit.00:02 -00:10Si e tillë do të vazhdohet të behët dhe shumë shpejt mendojmë me e lehtësuar edhe mënyrën e pagesës në mënyrë sa më digjitale dhe sa më praktike për ta”, tha Petrit Reçica.

Por megjithatë, sido që paguhet fatura, në komunë apo në kompani, paratë e qytetarëve do të shkojnë në vendin e duhur.

Ditë më parë Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të mbeturinave në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat