Sot varroset veterani i UÇK-së, Gafurr Podvorica

Prishtina

Sot varroset veterani i UÇK-së, Gafurr Podvorica

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 08:59
Gafurr Podvorica

Sot mbahet ceremonia e varrimit e Gafurr Podvorica, ish-veteran i UÇK-së dhe drejtor i Institutit të Politikave Sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili ndërroj jetë dje pas një sëmundje të rëndë, në moshën 58 vjeçare.

Familjarët dhe kolegët e tij kanë njoftuar për shkuarjen e tij në amshim, duke shprehur ngushëllime dhe dhimbje për humbjen e tij të madhe

. I ndjeri la pas një trashëgimi të rëndësishme si luftëtar dhe kontribuues në zhvillimin e politikave sociale në vend.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 16:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat