5 mijë e 600 dollapë të rinj për nxënësit e nëntë shkollave fillore në Prishtinë

Prishtina

5 mijë e 600 dollapë të rinj për nxënësit e nëntë shkollave fillore në Prishtinë

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 19:18
Jehona Lushaku-Sadriu

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka vizituar shkollën “Asim Vokshi”, një nga institucionet që ka përfituar 456 dollapë të rinj, duke u siguruar nxënësve një hapësire më të organizuar dhe praktike për ruajtjen e materiale të tyre shkollore.

Lushaku poashtu ka njoftuar se tanimë kanë arritur në shkollat e Prishtinës 5600 dollapë për nxënësit e shkollovare fillore në Prishtinë.

Postimi:

Sot vizitova shkollën "Asim Vokshi", një nga institucionet që ka përfituar 456 dollapë të rinj, duke u siguruar nxënësve një hapësirë më të organizuar dhe praktike për ruajtjen e materialeve të tyre shkollore.

Po investojmë në cilësinë e arsimit!

Po krijojmë kushte më të mira për nxënësit tanë!

Po ndërtojmë të ardhmen e tyre me veprime konkrete!

Po përgatitemi për fazën e dytë të projektit të mësimit tërëditor!

Me këtë rast bashkë me kolektivin e shkollës ndamë momente me profesoreshën Ganimete Pllana e cila u pensionua sot. Mirënjohja për punën dhe kontributin e arsimtarëve është motiv për të vazhduar me punë të pandalur për fëmijët tanë.

Arsimi cilësor nis nga kushtet e mira!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat