Bie lifti në një banesë në Prishtinë

Prishtina

Bie lifti në një banesë në Prishtinë

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 23:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Raportohet se një lift ka rënë poshtë në një bllok banesor, në rrugën “B” në Prishtinë.

Fatmirësisht, nuk raportohet të ketë të lënduar nga ky incident.

“Në vend të ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit, ndërsa të gjitha blloqet banesore te Rruga “B” kanë mungesë energjie aktualisht për pasojë. Mësohet jozyrtarisht se ka qenë pikërisht djegia e një kablloje elektrike, e cila ka çuar edhe në rënien e liftit”.

Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth rastit dhe do t’iu mbajë të informuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat