Ky është vendimi për biletën vjetore të udhëtimit në Prishtinë

Prishtina

Ky është vendimi për biletën vjetore të udhëtimit në Prishtinë

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit.

Çmimi preferencial i biletës vjetore të udhëtimit përfshinë:

Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës;

Të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit;

Çmimi preferencial: 120 euro në vit për person;

Përdorim i pakufizuar në të gjitha linjat urbane.

Në njoftim është bërë e ditur se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

“Ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në kryeqytet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat