Tualetet në parkingun nëntokësorë bëhen me pagesë, shkak dëmtimet e shpeshta

Prishtina

Tualetet në parkingun nëntokësorë bëhen me pagesë, shkak dëmtimet e shpeshta

Më: 1 mars 2025 Në ora: 09:33
Korab Fazliu

Korab Fazliu, drejtor menaxhues i kompanisë “Parking Center” në një intervistë për eo ka thënë se deri në dhjetor 2023, tualetet ishin falas, por për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe keqpërdorimit nga disa klientë, u vendos pagesa prej 50 cent.

Parkingu nëntokësor është hapur në nëntor të vitit 2022, tualetet publike kanë qenë pa pagesë deri vitin e kaluar të muajit dhjetor. Çdoherë e kam potencuar se tualetet publike do të jenë pa pagesë deri në atë moment që mos të keqpërdoren nga klientët tanë. Në faza të ndryshme kemi pasur dëmtime të tualeteve publike, të pajisjeve të brendshme dhe kjo arriti në një formë kulmin e durimit. Parkingu nëntokësorë është kompani private që menaxhon parkingun tualetet kanë qenë pa pagesë, por për mirëmbajtjen e tyre kemi staf të cilët ne si kompani e paguajmë kemi produkte shpenzuese, shto kësaj edhe dëmtimet të cilat realizohet në tualetet atëherë ka qenë e tepër për kompaninë”, ka thënë Fazliu.

“Kjo nuk është për arsye fitimi, por për të parandaluar dëmtimet që e kishin ngarkuar kompaninë me kosto të larta. Që nga vendosja e pagesës, dëmet janë ulur mbi 95%”, shtoi ai.

“Në muajin dhjetor ne vendosëm që vizita në tualetet publike është 50 cent, nuk është për arsye të fitimit, thjeshtë të shmangim individët të cilët në të kaluarën kanë dalë me qëllim që të dëmtojnë tualetet publike, sepse nëse dëmton një pasqyrë, apo lavaman nuk është produkte që dikujt ia ka zënë rrugën por është dëmtuar qëllimisht dhe kjo ka qenë kosto e madhe për ne. Kjo ka qenë arsyeja me pagesë dhe nga ajo datë dhe këto dëme janë ulur më shumë se 95 për qind, grupet e të rinjve për të shkaktuar dëme tashmë nuk po na vizitojnë”, ka theksuar ai.

Fazliu theksoi gjithashtu se higjiena dhe mirëmbajtja e tualeteve kanë qenë gjithmonë në nivel të lartë, edhe pa pagesë.

“Ne kemi klientët e rregullt që na vizitojnë të cilët punojnë në perimetrin e parkingut nëntokësorë, edhe pa qenë me pagesë higjiena ka qenë e lartë shumë herë brenda ditës janë pastruar, pajisjet gjithmonë kanë qenë të bollshme”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat