Prishtina hap procesin e digjitalizimit nëpër shkolla, Rama: Panele digjitale dhe Inteligjencë Artificiale për kushte më të mira edukative

Prishtina

Prishtina hap procesin e digjitalizimit nëpër shkolla, Rama: Panele digjitale dhe Inteligjencë Artificiale për kushte më të mira edukative

Më: 4 mars 2025 Në ora: 14:00
Përparim Rama

Komuna e Prishtinës ka nisur procesin e digjitalizimit nëpër shkolla, me një ceremoninë të mbajtur në shkollën fillore “Dardania”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se deri në fund të vitit do të instalohet një sistem digjital në të gjitha klasat, duke përfshirë panele digjitale dhe qasje në kutikulën digjitale për studentët.

“Kemi filluar instalimin e paneleve digjitale, që të cilat tash po instalojmë në shkollë Dardania’, vazhdojmë të instalojmë në shtatë shkolla të tjera. Deri fund të vitit pretendojmë me instaluar nëpër të gjitha klasat, kjo është pjesë e zhvillimit të programit tonë. Të gjithë studentët tashmë kanë qasje në kutikulën digjitale që i lehtëson shumë edhe problemet që kanë pasur më parë, deklaroi kryetari”, tha ai.

Rama shtoi se procesi përfshin gjithashtu implementimin e Inteligjencës Artificiale në shkolla dhe instalimin e sensorëve për monitorimin e cilësisë së ajrit, me qëllim që të sigurohen kushte optimale për nxënësit.

Ai e vlerësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm në avancimin e sistemit arsimor në kryeqytet.

Kemi një sistem të avancuar në shkollat e kryeqytetit tashmë me panele të mençura, jemi duke punuar që ta implementojnë edhe Inteligjencën Artificiale si pjesë e zhvillimit edukimit në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Në të gjitha shkollat synojmë që të instalojmë sensor që përveç këtyre zhvillimeve për nxënësit të kemi monitorimin edhe të ajrit që në të gjitha klasat të jetë në nivelit të duhur që me mundësuar të nxënësit të kenë kushtet sa më të mira”, ka theksuar Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat