Shuhet zjarri në Veternik, kishte kapluar edhe Emshirin

Prishtina

Shuhet zjarri në Veternik, kishte kapluar edhe Emshirin

Më: 9 mars 2025 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

 Zjarri i cili ka përfshirë një zonë të madhe nga lagjia Veternik e deri në Emshir është shuar.

"Nga zjarri është përfshirë zonë e madhe nga Veterniku në Emshir. Zjarri është shuar në ora 14:40", ka konfirmuar Malë Gashi.

Zjarr në Veternik, dyshohet për pakujdesi

Zjarri ka kapluar një pjesë të lagjes Veternik në Prishtinë.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, ka konfirmuar për RTKlive se ekipet e zjarrfikësve janë në terren, në përpjekje që ta shuajnë zjarrin. 

“Ekipet janë duke e shuar zjarrin. Është zjarr fushor. Këto zjarre zakonisht janë nga pakujdesia”, ka thënë ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat