50 euro për 37 metra katror, ankesa rreth faturave të Termokosit

Prishtina

50 euro për 37 metra katror, ankesa rreth faturave të Termokosit

Më: 10 mars 2025 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Për 37 metra katrorë të banesës, Luan Pllana deri në vitin e kaluar paguante faturë për ngrohjen nga Termokosi, 34 euro.

Por nga kjo sezon kjo faturë sipas Pllanës është rritur në 50 euro.

E ky shtrenjtim erdhi pas faturimit me orëmatës

“Çmimi është dyfishuar 100% është dyfishuar krahasim me metra katror është në pyetje se matësit po tregojnë më shumë se sa është vlera reale apo është në pyetje që e kanë shtrenjtuar ata nuk na kanë lajmëruar hiç aty unë nuk e di.  Me herët kam paguar 34 euro për një banesë dmth  60 metra bruto neto dikun 37 metra katror. Unë kam 30 euro tash me ka ardh fatura me matës me ka ardhur fatura 50 euro”, thotë qytetari Luan Pllana.

Madje Pllana i cili banon në lagjen Kalabaria në Prishtinë nuk është duke besuar as në saktësinë e këtyre matëseve.

“Tash me matës, ata matës nuk janë aspak real për arsye se unë iu kam thënë prej fillimi se këta matës të cilët i kanë 5 shkallë me ulë në katër nuk nxënë, pra ose duhet me leshu maksimum ose nuk hiç mos me leshu”, shprehet ai.

Por jo vetëm Pllana, ankesa të njëjta ndaj Termokosit kanë dorëzuar edhe mbi 1500 konsumatorë të kryeqytetit.

Megjithatë nga kjo ndërmarrje kanë mohuar pretendimet për pasaktësinë e orëmatësve.

“Një pjesë e konsumatorëve nuk i kanë marrë parasysh rekomandimet tona të vazhdueshme për Këto janë pasije shumë moderne gabime në matje nuk mund të egyistojnë për arsze se janë shumë moderen dhe janë fjala e fundit e teknologjisë dhe nuk ka ndonjë arsye pse mos të jenë të sakta”, ka thënë Aferdita Uka, zëdhënëse në Termokos.

Zëdhënësja e Termokosit thotë se arsye e faturave të larta janë mos zbatimi i rekomandimeve të dhëna.

“Ne kemi dhënë rekomandimet tona që të ndalen radiatorët të ndalen këto tërmokokat në hyrje të radiatorëve, çdo herë kur ata nuk janë në banesat e tyre gjatë natës apo kur arrihet një temperaturë e nevojshme në një hapësirë banesore. Ata kanë vazhduar  me mënyrën e shfrytëzimit të energjisë  sikurse në të kaluarën”, shprehet Uka.

Sipas një analizë të bërë nga Termokosi,  60% e qytetarëve kanë pranuar fatura më të ulëta, 30% më të larta  kurse 10% kanë pranuar fatura të njëjta sikurse në kohën kur matja bëhej me sipërfaqe banesore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat