Rama: Kemi një avancim shoqëror në Prishtinë, nuk mundemi me parku veturën në ballkon

Prishtina

Rama: Kemi një avancim shoqëror në Prishtinë, nuk mundemi me parku veturën në ballkon

Më: 10 mars 2025 Në ora: 10:24
Përparim Rama

Përparim Rama ka vlerësuar se qytetarët e Prishtinës e kanë mbërritur një avanvcim social e kulturor dhe e kanë kuptuar se “nuk mundemi me parku makinën në ballkon”.

Duke folur për projektin e sheshit ‘Xhorxh Bush’, punimet për ndërtimin e të cilit filluan të hënën, Rama tha se tashmë qytetarët janë mësuar t’i parkojnë veturat më larg prej vendbanimeve apo vendeve të punës.

“Një numër i madh i qytetarëve, nëse e shihni edhe sot faktikisht, ecin dhe e shfrytëzojnë sheshin në mënyrën më të mirë të mundur. Dhe, qendrat në të gjitha vendet e botës faktikisht i dedikohen hapësirës publike.

Tashmë, prej momentit kur e kemi parkingun nëntokësor këtu afër dhe i kemi parkingjet tjera përreth të cilat janë jo më larg se 50 metra apo 100 metra larg në këmbë, pra është një avancim social ose kulturor ku nuk mundemi – për fat të keq – me parku makinën në ballkon tonin. Kjo distancë është krejt normale”, tha Rama të hënën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat