Paralajmërimi për erëra të forta, Komuna e Prishtinës bën apel për kujdes

Prishtina

Paralajmërimi për erëra të forta, Komuna e Prishtinës bën apel për kujdes

Më: 13 mars 2025 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të të kenë kujdes gjatë ditës së sotme pasi parashikohet  të këtë erëra të forta.

Sipas parashikimeve të motit, sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h.

“Për sigurinë tuaj, ju lutemi: Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme. Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura. Të bëni kujdes gjatë qarkullimit. Ju faleminderit për bashkëpunimin! Qëndroni të sigurt!”, thuhet në njoftim.

Ndbrsa, në lagjen Dardania të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “ Ilaz Kodra”, mbrëmë nga moti i ligë është rrëzuar një lis.

Për pasojë janë dëmtuar katër vetura të parkuara, ndërkohë është bllokuar edhe hyrja për ne parking. Banorët e kanë raportuar rastin në polici.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat