Katër vetura janë dëmtuar si rezultat i rënies së një lisi.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, konkretisht në lagjen Dardania mbrëmjen e së mërkurës.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Lulzim Fushtica, drejtor i Emergjencave në kryeqytet.
Fusha tha se nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
“Bashkë me zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara është bërë pastrimi i vendit”, tha Fushtica.
“Njëkohësisht iu kemi bërë thirrje qytetarëve që të vijnë në komunë dhe t’i bëjnë kërkesat për dëmshpërblim si shkak i fatkeqësisë natyrore, domethënë së bashku edhe me kompanitë e sigurimeve ku i kanë siguruar veturat”, deklaroi ai.
Drejtori i Emergjencave njoftoi se sot sërish mund të ketë erëra të forta, për çka i luti qytetarët që të kenë kujdes.
Rreth rastit janë deklaruar edhe zjarrfikësit.
Komandanti Malë Gashi, tha se rasti kishte ndodhur rreth orës 23 e pesë minuta.
“Në vendngjarje ishte një emë e rrëzuar nga era dhe kishte rënë mbi disa vetura duke shkaktuar dëme materiale në disa vetura. Për prerjen e pemës e kemi shfrytëzuar motosharrën, pajisje stabilizuese dhe shkallën autohidraulike”.