Ish- nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, veprimet e pushtetit qendror, karshi ndalimit të disa punimeve në kryeqytet, i quan si bllokadë puro politike.
‘’Kjo qasje bllokuese është puro politike’’ thotë ai.
Dyshi i kryeqytetit madje shton se ka edhe tendencë që projektet kapitale të Komunës së Prishtinës të bllokohen me çdo kusht.
‘’Ka tendencë që Projektet e Prishtinës te bllokohen me çdo kusht’’ shprehet Zogaj.
Ai potencon se ata janë duke kërkuar komunikim me nivelin qendror në mënyrë që të dilet kjo bllokadë, por që sipas tij, nuk po e gjejnë këtë frymë bashkëpunimi.
‘’Ne anën tjetër, ne po kërkojmë komunikim dhe dalje nga këto bllokada! Por, nuk po e gjejmë ketë fryme bashkëpunimi’’ deklaroi Zogaj.