Sot qytetit të Prizrenti iu bashkua Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, pikërisht në kryeqytetin historik shpirtëror të shqiptarëve.
“Për nder të Ditës së Flamurit e në ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, bëmë përurimin e shtatores së Skënderbeut, të cilën e realizuam së bashku me shoqatën "Trojet e Arbërit", ka thënë kryetari i Prizrenti, Mytaher Haskuka.
Postimi në Facebook:
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu sot iu bashkua Prizrenit, kryeqytetit historik e shpirtëror të shqiptarëve!
Në Ditën e Flamurit dhe përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, e në ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, bëmë përurimin e shtatores së Skënderbeut, të cilën e realizuam së bashku me shoqatën "Trojet e Arbërit".
Nga sot në Prizren u bashkuan datat e na u bashkuan figurat historike! 108 vite më parë, Ismail Qemali kishte ngritur flamurin të përbashkuar, me një qëllim, për liri dhe pavarësi. Ai së bashku me shokë kishin ndjekur shembullin e Ymer Prizrenit e Abdyl Frashërit, të cilët i përbashkuan gjithë fiset shqiptare në Lidhjen e Prizrenit kundër copëtimit të trojeve shqiptare, e padyshim se shembull për ta ishte Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Skënderbe, simbol i lirisë e bashkimit kombëtar, mirë se erdhe në Prizren!