Në rastin e festës së 28 Nëntorit është vendosur shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në qytetin e bukur të Prizrenit.
Por në masë të madhe është kritikuar puna e skulptorit që e ka punuar shtatoren e Heroit Kombëtar.
Megjithatë, Sinan Aliaj i u është përgjigjur me komoditet të madh kritikave që ka marrë gjatë 24 orëve të fundit.
“Ju faleminderit për komentet! Urime Prizren!”, ka shkruar autori në Facebook.
Projekti i shtatores së Skëndërbeut është realizuar nga Drejtoria e Administratës në Prizren.