Shtatorja e Adem Jasharit si dhe ajo e Skënderbeut ne Prizren kanë hasur në kritika të mëdha në vend.
Shtatorja e mbuluar, është e heroit më të madh kombëtar.
Por në momentin që u hoq mbulesa, pak kush e dinte se për kë bëhej fjalë.
Besfasi për të keq pati në Prizren edhe kur u zbulua shtatorja e Komandantin Legjendar, Adem Jashari.
Por kjo duket se nuk i bëri përshtypje, nipit të Adem Jasharit, që mori pjesë në zbulimin e shtatores.
Kurse kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e quajti vepër origjinale këtë skulpturë që po kritikohet shumë.
Por, një mirëpritje e tillë nuk erdhi edhe nga shumë qytetarë e njohës të fushës së artit ku hodhën një sërë kritika mbi këto dy shtatore.
Fajtori kryesor tek këto shtatore po shihet mosformimi i komisioneve vlerësuese ku do të mund të përzgjidhen kandidatët në bazë të konkurrencës.
E si pasoj e kësaj, sipas Spahiajt po përballemi që 20 vjet me shtatore të tilla.
Si vepra të dobëta të punuara po i cilëson edhe njohësi i fushës së artit, Ilir Muharremi.
Edhe në agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale po kritikohen këto dy skulpturave.
Sipas, Bislim Zogaj shqetësimin për kualitetin e këtyre shtatoreve e ka ngritur edhe në kuvendin e Kosovës, mirëpo që nuk ka marr akoma ndonjë përgjigje.
Ndërkohë gjatë të hënës është marrë vendim për heqjen e shtatores së Komandantit Legjendar, e vendosur në këtë qendër tregtare në Prizren.