Në lagjen “Edit Durham” në Prizren është hapur e pamja për zyrtarin policer S.M. dhe vajzën e tij që mbetën të vdekur mbrëmjen e së martës
Familjarët e viktimave tashmë po presin në shtëpinë e tyre njerëzit që po ju shkojnë për ngushëllime, me rastin e humbjes së dy anëtarëve të familjes.
Një ngjarje e rëndë mbrëmë ka tronditur Prizrenin. Babë e bijë janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, derisa dyshimet e para janë se babai fillimisht e ka vrarë vajzën e pastaj veten. 52-vjeçari, pjesëtar i Policisë së Kosovës, aktin dyshohet se e ka kryer me armën zyrtare.
Kishte 20 vjet që po punonte në Policinë e Kosovës. S.M. nga Prizreni, 52 vjeç, dyshohet se pikërisht me armën zyrtare e ka vrarë vajzën e tij, 21 vjeçe, e pastaj edhe veten.