Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus 271 persona si dhe kanë humbur jetën fatkeqësisht 12 të tjerë.
Në komunën e Prizrenit janë regjistruar katër vdekje gjatë këtij intervali kohor ku njëri prej pacientëve ishte i moshës 41 vjeçare.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç).