Në Facebook po qarkullon një afishe me mesazhe në gjuhën arabe e shqipe me anë të së cilës kërkohet vota për Lëvizjen Vetëvendosje.
Në afishen ku citohen ajete të ndryshme të Kuranit, zgjedhësve të Kosovës u thuhet se vota për VV-në është “hallall”, ndërsa për partitë e tjera është “haram”.
E këto afishe kanë nxitur debat të madh në opnion.
Por kjo gjë është demantuar nga zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, i cili thotë se këto afishe nuk janë bërë nga partia dhe as anëtarët e saj.
“Demantim. Afishet e shpërndara në Prizren nuk janë bërë nga VV e as anëtarë të saj”.