Policia e komunikacionit rrugor në Prizren është duke zbatuar planin operativ “Motoçiklistët”, i cili ka për qëllim kontrollimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion me motoçikleta, për kontrollim teknik dhe regjistrimin e tyre, gjithashtu kontrollimin e drejtuesve për pajisje me patentë shofer për kategori përkatëse.
Njoftimi:
“Andaj gjatë realizimit te detyrave policia ka kontrolluar dhe ka gjetur parregullsi, për këtë veprim në zbatim të planit janë regjistruar gjithsej 63 tiketa trafiku, për kundërvajtjet si: mosrespektim i semaforit, drejtimi pa patent shofer, ngasja e motoçikletës pa helmet, kalimi i afatit të regjistrimit etj.
Policia do të vazhdoje edhe më tutje ne realizim të këtij plani, dhe aktivitetin e saj do ta shtrij në të gjithë rajonin e Prizrenit”,.