Nesër përurohet çerdhja e parë publike në Prizren, marrin pjesë Kurti dhe Nagavci

Prizreni

Nesër përurohet çerdhja e parë publike në Prizren, marrin pjesë Kurti dhe Nagavci

Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë nesër komunën e Prizrenit, me ç’rast së bashku me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka do të bëjnë përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren.

Aktiviteti do të nis nga ora 11:00, në lagjen “11 Marsi” për të vazhduar në ora 12:00 për vizitë në Parkun e Biznesit në Prizren teksa përfundon me vizitë në fshatin Kabash në ora 12:30.

“Për shkak të distancës nga qyteti, për dy aktivitetet e fundit do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës.

Nisja do të bëhet nga çerdhja në lagjen “11 Marsi”, pas përfundimit të ceremonisë së përurimit” thuhet në kumtesën e komunës së Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat