Në Spitalin e Prizrenit nuk ka asnjë pacientë me COVID-19, është njoftuar nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Sipas SHSKUK-së në spitalet e përgjithshme dhe në klinikat COVID në QKUK po trajtohen 97 pacientë, ndërsa nga ta janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 26 pacientë. 75 janë me oksigjenoterapi, e një në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK po trajtohen 75 pacientë, ndërsa në spitalet e përgjithshme 22.
Spitali i Prizrenit nuk ka pacientë, ndërsa ai i Gjakovës e ka një pacient, nga dy pacientë janë në spitalin e Mitrovicës dhe në të Vushtrrisë, në të Pejës janë 5 pacientë e të Gjilanit 12.