Pse?
Për shumë arsye!
Një nga më kryesorët, asnjëherë në jetën e tij para se të zgjedhet Kryetar i degës së PDK-së në Prizren, kurrë ama bash kurrë s’është marr me politikë.
Ardhja në krye të degës si parashutist pa asnjë aktivitet politik të mëhershëm, tregon shumë qartazi se i lartcekuri, kurrë asnjë aktivitet politik që mundet ai personalisht t’a dëshmojë nuk e ka bërë më herët në favor të Kosovës në përgjithësi, apo edhe të Prizrenit në veçanti.
Qytetarët e Prizrenit, duhet t’a kuptojnë se një kandidat për Kryetar të Komunës së tyre - duhet, t’i plotësojë disa kritere para se ai/ajo të zgjidhet për të udhëhequr Komunën e dytë pas kryeqytetit!
1.Fillimisht, njohja e gjuhës amtare, aftësia për të komunikuar me të gjitha shtresat e shoqërisë dhe me të gjitha komunitetet edhe ato pakicë.
2. I dëshmuar në ndonjë aktivitet në nivel qendror apo edhe lokal në të mirë të vendit apo qytetarëve.
3. Duhet të jetë, personalitet i qëndrueshëm dhe jo labil të cilën gjë, nuk e ka dëshmuar asnjëherë, z. Totaj.
4. Energjik dhe jo i thyeshëm të cilat, asnjëherë nuk i ka dëshmuar se kurrë aktivitet për vendin, s’ka bërë apo vepruar.
Ka edhe shumë për tu shkruar po të mbetet ky një sinjal se qytetit, historik, turistik Prizrenit i duhet një kryetar me kritere, pikë.