U shënua Dita Ndërkombëtare e të Rinjve në Republikën e Kosovës - në Prizren

Prizreni

U shënua Dita Ndërkombëtare e të Rinjve në Republikën e Kosovës - në Prizren

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 07:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me datën 12.08.2021, në Republikën e Kosovës dhe gjithë botën është shënuar Dita e Rinisë. Në kuadër të “Muajit të të Rinjve” veçanërisht ishte domethënëse dhe tejet mbresëlënëse shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë në Prizren ku në skenë ishte rinia nga të gjitha komunitetet nacionale të Republikës së Kosovës.

Këtë aktivitet e financoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamentit të Rinisë në kuadër të projektit “Stop substancave të dëmshme - Rinia e shëndoshë” përpara Organizatës Joqeveritare Instituti për aktivitete shoqërore, kurse të gjitha aktivitete i ka koordinuar prof. Hermin Memiši.

-          Aktivitete ishin vijuese:

 

-          Fillimisht rinia ka vizituar institucionet shëndetësore dhe pati mundësi të dëgjojë rreth mënyrës së shëndetshme të jetesës për të rinj.

-          Aksioni promovues “NO DRUGS”

-          Punëtoria - Rëndësia e vullnetarizmit dhe shkrimi i POROSIVE TË PAQES PËR TË RINJ.

-          Aksioni - Krijimi i harmonisë multietnike me vizitë të monumenteve kulturore të Prizrenit.

-          Kalaja e Prizrenit, të rinj nga Kalaja kanë lëshuar balona dhe kanë dërguar porositë e shkruara të paqes dhe shëndetit të gjithë të rinjve në botë.

-          Aktivitete sportive-rekreative për të rinj në kompleksin ANDRRA buzë Lumbardhit.

Koordinuesi i të gjitha aktiviteteve prof. Hermin Memiši i falënderohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamentit të Rinisë në përkrahjen dhe mirëkuptimin që i ofron rinisë së të gjitha komuniteteve nacionale të Republikës së Kosovës. Në shtojcë janë fotografitë dhe videot nga aktivitete.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat