Mytaher Haskuka do të kandidojë në zgjedhjet e 17 tetorit për të mbajtur postin e tij aktual në Prizren.
Së paku kështu u nënkuptua nga postimi i fundit i drejtorit të Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj.
Ai përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se Qendra e LVV në Prizren votoi që Haskuka të kandidojë përsëri për të udhëhequr këtë komunë.
Sot Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.