Komuna e Prizrenit do të organizojë ceremoninë e hapjes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë - Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”.
Ceremonia e hapjes së këtij forumi do të organizohet në kompleksin e "Lidhjes së Prizrenit".
Do të ketë fjalime përshëndetëse nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe pjesëmarrësit e tjerë të forumit.
Kompleksi i "Lidhjes së Prizrenit", ora 19:00