Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, vazhdon të qëndrojë në fshat i vetëm.
Ai, për emisionin ‘Natë Vere’ ka thënë se fshati e inspiron të shkruajë poezi, por se has në një problem.
“Kur qetësinë e prishin cicërimat e zogjve është një nder i veçantë, sa që nganjëherë të jipet me shkru një poezi, por unë zakonisht letrat po i lë mbrenda dhe deri po shkoj me i marrë po i harroj. Nuk kam shumë prirje të shkruaj poezi”, ka thënë ai.
Ai ka konfirmuar edhe se do jetë pjesë e garës për Prizrenin në zgjedhjet e 17 tetorit.