Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka vizituar një lagje të braktisur të këtij qyteti.
Kjo lagje është Arbana, e cila sipas tij është braktisur përgjatë këtyre viteve të fundit.
Ai thotë se në këtë lagje nuk ka çerdhe, ndërsa shtëpia e shëndetit është rrënuar për t’u bërë një tjetër.
Sipas tij, fusah e futbollit ka mbetur pa investime e renovime, derisa mungojnë rrugë e kanalizime.
Postimi i plotë:
Arbana është një lagje që është braktisë e harru përgjatë këtyre viteve të fundit.
- Në Arbanë nuk ka çerdhe, e shtëpia e shëndetit që ishte mjaftueshëm funksionale, është rrënuar për tu bërë një tjetër.
- Fusha e futbollit ka mbetur pa investime e renovime.
Këtu mungojnë rrugë e kanalizime, ndriçimi e nuk ka madje as shporta për mbeturina.
- Bashkë të gjitha do ti rregullojmë, pushtetin që nuk punoi gjë për katër vite, me votë do ta ndëshkojmë.
Banorët e Arbanës meritojnë më mirë, ata janë punëtorë, të dashur e bujar.
Ju faleminderit për pritjen!
#LDK160
#PerPrizreninQeDuam
#Vaksinohuni