Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, këtë diele është njoftuar më shumë me sfidat e fermerëve.
Ai i shoqëruar nga Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe kandidatët për Kuvendin e Prizrenit në zgjedhjet e 17 tetorit, nga Zhuri Sulltan Badallaj, Sali Ademaj dhe Taulant Muja, kanë mbajtur një takim me strukturat e degës së PDK-së në Zhur, për ta shpalosur programin e PDK-së, gjatë qeverisjes së ardhshme të Prizrenit.
Memli Krasniqi, në fjalën e tij ka folur për figurën e Shaqir Totajt dhe ka shtuar se kandidati i PDK-së Totaj është oferta më e mirë për qytetarët e Prizrenit, të cilët kanë shumë arsye që më 17 tetor të votojnë për ardhmërinë e Prizrenit.
”PDK në misionin e vet ka vazhdimin e ndërtimit të shtetit dhe rregullimin e mirëqenies së qytetarëve. Për ne çdo herë ka qenë dhe do të jetë vendi e jo pozita individuale. Ne jetojmë për Kosovën dhe angazhohemi për të”.