Shoqata e Gjahtarëve në Prizren po proteston para Komunës së Prizrenit të cilën e drejton kryetari Mytaher Haskuka.
Sipas Shoqatës, kjo protestë organizohet për shkak të moszbatimit të Ligjit për Gjuetinë dhe hapjen e sezonit të gjuetisë në Kosovë.
Në protestën para selisë së kryetarit të komunës, gjuetarët kanë dalur në veshje gjuetie dhe me qentë e gjuetisë.
Siç shihet nga pamjet, ata kanë lëshuar një sirenë në shenjë proteste.