Kryesia e Degës së PDK-së në Prizren sot ka propozuar Antigona Bytyqin për kryesuese të Kuvendit Komunal në Prizren.
Në një njoftim për media thuhet se ky propozim është përkrahur unanimisht nga gjithë anëtarët e kryesisë dhe asamblistët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren.
Antigona është e zgjedhur anëtare e kuvendit për herë të dytë, është anëtare e PDK-së dhe Gruas Demokratike për shumë vite dhe plotëson të gjitha kriteret profesionale për të qenë udhëheqëse e denjë. Ajo për shumë vite punon mësimdhënëse në arsim, ka integritet, aftësi menaxhuese dhe mbi të gjitha posedon aftësi komunikimi të nivelit të lartë.
Ndryshe, mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit mbahet të enjten, më 23 dhjetor.