Dy persona janë arrestuar nga policia e dy të tjerë janë në arrati për shkak se dyshohen se janë rrahë mes vete në një lokal nate në Landovicë të Prizrenit.
Pronari i këtij lokali F.H, shtetas në Shqipëria është rrahur me personat e tjerë nën arsyetimin se ia kanë ngacmuar punëtoret e lokalit.
Gjatë rrahjes janë përdorë armë të ftohta, thikë e shkop bejsbolli.
Nga goditjet e marra pronari i lokalit e një tjetër janë dërguar në QKUK për trajtim.