Asambleja e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, nën moton "Kurorat e Qyteteve Shqipfolëse si Destinacion i Agroturizmit", mbajti mbledhjen e radhës ku pjesë e saj ishte edhe Kryetari Shaqir Totaj, dhe u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në këtë drejtim dhe se çfarë mund të bëhet më shumë e më mirë për qytetet tona.
Këtë herë Komuna e Prishtinës ishte nikoqire dhe Kryetarët u zotuan për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen pasi deri tash, në kuadër të UBSHR-së janë jetësuar shumë projekte.
Komuna e Prizrenit ka ndër prioritete zhvillimin e turizmi.
Me trashëgiminë historike dhe kulturore, popullsinë shumëtnike, por edhe bukurinë e qytetit e bashkëveprimit të natyrës me të gjitha asetet e Prizrenit, Kryeqyteti Historik ka potencial të zhvillimit edhe më të madh të turizmit.