Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kundërshtur ngritjen e normës së tatimit në pronë. Për këtë ai kritikoi Qeverinë e drejtur ng Albin Kurti.
Ai ka thënë se një ndryshim i tillë nuk mund të arsyetohet, meqë ka krizë ekonomike. Ky ndryshim k prekur veçanërisht zonat urbane.
“Në fillim të vitit qeveria i dyfishon faturat e tatimit në pronë, (veqanërisht për zonat urbane). Në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit, e vështirë të kuptohet dhe e pamundur të arsyetohet”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.
“Shtetasit e punësuar në sektorin publik nuk e dijnë sa do ta kenë pagën, por faturat e tatimit në pronë tashmë i kanë të dyfishuara”.