Kërcënohet kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj

Prizreni

Kërcënohet kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj

Më: 25 janar 2023 Në ora: 10:08
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj është kërcënuar mbrëmë nga dy persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka informuar se të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.

Sipas Bytyqit, dyshohet se rasti ka ndodhur për një pronë-shtëpi, që pengon rrugën në tanzit.

“Dje me date 24.01.23 , në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, kryetari i Komunës së Prizrenit ka raportuar se reth orës 20:00 eshte kanos nga nje i dyshuar, i dyshuari i pare ka percjellë mesazhin nëpërmes të dyshuarit të dytë, të djali i ankuesit. Ankuesi është Kanos nga i dyshuar pasi që ai është i pakënaqur me vlersimin e pronës së tij nga komuna. Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës "tranziti i ri" në Prizren.”, ka bërë të ditur Bytyqi.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndalur në ndalim policor për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat